Trump përgëzon Zelenskyn përpara bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë

Trump përgëzon Zelenskyn përpara bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ka “shumë respekt” për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në prag të bisedimeve të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur nga BBC nëse do të kërkonte falje që së fundmi e kishte quajtur “diktator”, ai tha se nuk mund ta besonte se e kishte thënë këtë. Ai gjithashtu e quajti Zelenskyn si “shumë të guximshëm”.

Trump po fliste pas bisedimeve me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer për përfundimin e luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ai parashikoi një “takim shumë të mirë” me Zelensky të premten, duke thënë se përpjekjet për të arritur paqen “po lëviznin shumë shpejt”.

MARKETING