Në Shkup me rastin e 77 vjetorit të ekzekutimit përkujtohen anëtarët e lëvizjes “Jyxhel”

Në Shkup me rastin e 77 vjetorit të ekzekutimit përkujtohen anëtarët e lëvizjes “Jyxhel”

Me rastin e 77-vjetorit të ekzekutimit të katër anëtarëve të lëvizjes “Jyxhel”, nga ana e regjimit komunist në ish-Jugosllavi, në Shkup janë mbajtur disa aktivitete përkujtimore, raporton Anadolu.
Në këtë kuadër u shfaq dokumentari “Vardar’ın Oğulları: Yücelciler” (Bijtë e Vardarit: Jyxhelët) e mbështetur nga Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB).

Në shfaqjen e dokumentarit morën pjesë presidenti i YTB-së Abdullah Eren, Ministri i Çështjeve Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, deputeti turk i Maqedonisë së Veriut, Bejxhan İlyas, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe shumë të ftuar të tjerë.
Eren në fjalën e tij për gazetarët para aktivitetit tha se turqit gjatë shekullit 20 i janë nënshtruan shtypjeve në shumë vende të ndryshme.
Duke treguar se kanë përgatitur një dokumentar të tillë për të mbajtur gjallë kujtimin e tyre, Eren tha: “Shpresoj se kjo përpjekje do të vazhdojë dhe kujtimi i Jyxhelëve do të jetë gjithmonë i gjallë për sa kohë që bashkatdhetarët tanë vazhdojnë të mbrojnë identitetin e tyre në këto troje”.
Güven Adıgüzel, skenaristi dhe regjisori i dokumentarit, gjithashtu tha se është shumë i emocionuar për mundësinë që i është dhënë për të rrëfyer historinë e Jyxhelëve.
Pas fjalimeve u kalua në shfaqjen e filmit dokumentar.

Program përkujtimor në shkollën fillore Tefejuz

Nga ana tjetër, është mbajtur edhe program përkujtimor në monumentin e Jyxhelëve të hapur në vitin 2021 në shkollën fillore Tefejuz, e cila ofron arsim në gjuhën turke në Komunën e Çairit.
Në program morën pjesë presidenti i YTB-së Eren, deputeti İlyas, ambasadori i Türkiyes në Shkup Fatih Ulusoy, zyrtarë të shkollës, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke dhe të ftuar të tjerë.
Pjesëmarrësit vendosën trëndafila në monument, ndërsa gjithashtu u kryen lutje.

Jyxhelët

Turqit muslimanë që jetonin në Maqedoninë e Veriut në vitin 1937 filluan të mblidhen për t’i ruajtur dhe mbajtur të gjalla vlerat kombëtare dhe shpirtërore, si dhe adetet dhe traditat.
Në vitin 1945 organizata mori emrin “Jyxhel”, ndërsa detyrën e kryetarit e mori Shuajb Aziz Efendiu, i cili mësimet i kishte marrë në Medresenë e Ataullah Efendiut në Shkup, ndërsa më pas në Universitetin El Ezher në Egjipt në degën e fikhut, kelamit, tasavvufit dhe filozofisë perëndimore.

Me përpjekjet për shuarjen e të gjitha organizatave nacionaliste në Jugosllavi, në vitin 1947 filloi procesi i gjykimit për 16 persona të cilët paraprakisht u arrestuan. Më 25 janar të vitit 1948, gjykata vendosi për ekzekutimin e tyre, kurse më 27 shkurt të po të njëjtit vit, me pushkatim u ekzekutuan Shuajb Aziz, Adem Ali, Ali Abdurrahman dhe Nazmi Omer. Ndërkaq, të tjerët u ndëshkuan me dënime të rënda me burgim.

MARKETING