Në Shkup u përkujtuan dëshmorët e Lëvizjes “Jyxhel”

Në Shkup u përkujtuan dëshmorët e Lëvizjes “Jyxhel”

Më 27 shkurt 1948, dëshmorët e Lëvizjes Turke “Jyxhel”, dhanë jetët e tyre për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe shpirtërore, ndërkaq sot në prani të amabasadorit turk në vend, Fatih Ulusoy, kryetarit të YTB-së, Abdullah Eren, përfaqësuesve të sektorit civil, u përkujtuan pranë përmendores në oborrin e Shkollës Fillore “Tefejuz” në Shkup.

Ndryshe, sonte në ambientet e hotel “Limak” – Shkup, me fillim në ora 19.00, nën organizimin e Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), do të bëhet shfaqja e dokumentarit “Djemtë e Vardarit – Jyxhelët”, në shenjë përkujtimi për martirizimin e pjesëtarëve të lëvizjes turke anti-komuniste “Jyxhel”.

MARKETING