(VIDEO) Rritet për 11% numri i të prekurve nga gripi

(VIDEO) Rritet për 11% numri i të prekurve nga gripi

Gripi në vend ka marrë përhapje të përmasave të mëdha, ku nuk kursen fëmijët, të rriturit dhe të mëshuarit. Nga Instituti i Shëndetit Publik, infromojnë se nga data 17 deri më datë 23 të këtij muaji ka pasur 3.035 raste të paraqitjeve grupore për të sëmurë nga gripi, dhe në krahasim me javën paraprake ka një rritje prej 11,3 për qind. Ndërkaq, është raportuar edhe një raste vdekje nga gripi në këtë periudhë.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Bëhet fjalë për një person 78-vjeçar nga Shkupi, i cili është shtruar në Klinikën e Pulmologjisë. Tek personi i vdekur është konstatuar se kishte sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte vaksinuar kundër gripit sezonal. Te personi i vdekur, analizat laboratorike kanë konfirmuar gripin A(H3)”.

Nga të ri-infektuarit, siç infromjnë nga ISHP, 1697 persona janë nga mosha 15 deri në 64 vjeç. Fëmij janë 712 nga pesë deri në 14 vjeç dhe 375 janë fëmijë deri në katër vjeç, ndërsa mbi 65 vjeç janë 251 persona.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Të infektuar janë raportuar nga 28 institute. Shkup – 620, Kumanovë – 374, Manastir – 306, Tetovë – 176, Strumicë – 174, Kavadar – 143, Shtip – 137, Veles – 130, Gostivar – 126, Dibër – 119, Shën Nikollë – 108, ndërsa tek qytetet e tjera numri i të sëmurëve është më pak se njëqind”.

Numri i përgjithshëm i rasteve me grip dhe sëmundje të ngjashme në sezonin 2024/2025 është 17.375, theksojnë nga ISHP. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është rritur për 36.4 për qind dhe krahasuar me modelin e 14 sezoneve të fundit, është regjistruar një rritje prej 12,3 për qind. Deri në rrjedhën e deritanishme të sezonit të gripit, janë regjistruar tre vdekje të ndërlidhura me gripin. Instituti i Shëndetit Publik thekson se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive ndaj kësaj sëmundjeje. Deri në javën e tetë, gjithsej 72.293 persona në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar me vaksinë falas ose komerciale kundër gripit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING