Gjykata Kushtetuese vendosi të nisë procedurë për nenet 17 dhe 18 të Kodit Zgjedhor

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur të nisë procedurë për nismën për Kodin Zgjedhor me të cilën kundërshtohen nenet 17 dhe 18 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor.
Parashtruesit e Nismës për Kodin Zgjedhor konsiderojnë se me nenet e kontestuara bëhet ndryshimi i neneve 61 dhe 62 të Kodit Zgjedhor, të cilat i referohen kushteve për paraqitjen e listave të kandidatëve të pavarur për deputetë, si dhe për anëtarë të këshillave dhe kryetarëve të komunave.
Pretendohet se pragu për paraqitjen e listave të pavarura qytetare për zgjedhje është rritur në mënyrë drastike në 1 për qind të elektoratit, gjë që, sipas tyre, shkakton pozitë të pabarabartë të qytetarëve kur bashkohen në grupet nismëtare për të paraqitur lista të pavarura për pjesëmarrje në zgjedhje.
Theksohet se këto ndryshime kanë krijuar pabarazi mes qytetarëve dhe diskriminim në favor të partive, duke pasur parasysh se çdo parti që përfaqëson edhe një grup qytetarësh mund të paraqesë lista të kandidatëve dhe është e regjistruar me 1000 votues.
Shtesë, sipas parashtruesve të kërkesës, kontestohet se ndryshimet janë miratuar në procedurë jo transparente dhe të shkurtuar, pa konsultime paraprake dhe debat publik.