(VIDEO) Gashi dhe Mexhiti: Mos e politizoni shqipen sepse pengohet avancimi i saj!

(VIDEO) Gashi dhe Mexhiti: Mos e politizoni shqipen sepse pengohet avancimi i saj!

“Gjuha shqipe është lodhur nga politika”, kështu u shpreh kryeparlamentari Afrim Gashi në evenimentin kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Gashi thotë se çështja e gjuhës shqipe duhet të trajtohet përtej interesave politike dhe se nëse zyrtarizimi i gjuhës shqipe shihet në një këndvështrim pragmatik social, kulturor dhe shkencor të gjithë do ta kuptojnë se përfitimet e saj nuk do të vlejnë vetëm për shqiptarët por për të gjitha etnitë e vendit tonë.

MARKETING

AFRIM GASHI, KRYEPARLAMENTAR

 “Siç e dini në vendin tonë gjuha shqipe ka një nivel të avancuar të përdorimit zyrtar, por padyshim ende ka shumë hapësirë për përmirësim në drejtim të respektimit të përdorimit të saj. Zyrtarizimi dhe avancimi i statusit të përdorimit të gjuhës shqipe duhet të trajtohet përtej interesave politike për të shamngur çfarëdo keqpërdorimi. Gjuha shqipe është lodhur nga politika. Kjo shpesh ma kujton ëndrrën që e përshkruan Faik Konica, në të cilën i shfaqet një grua e bukur, por e veshur me lecka, me ç’rast i thotë, unë jam gjuha shqipe e hidhëruar nga mundimet që po heq dhe rreziqet që më rrethojnë”.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti deklaroi se gjuha në Ballkan nuk është vetëm mjet komunikimi, por shprehje e identitetit politik dhe kombëtar. Në fjalimin e tij, Mexhiti adresoi debatet aktuale për ndryshimet kushtetuese dhe theksoi se Kushtetuta duhet të jetë një instrument që forcon shtetin dhe garanton një shoqëri të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR I PARË

“Formulime të papërshtatshme si 20% e popullsisë duhet të zëvendësohen me terma politikisht dhe etnikisht të pranueshme, pra kuoatot nuk mund të jenë zëvendësim për gjuhën amtare dhe kjo  sidomos është e vërtetë për shqiptarët të cilët nuk janë thjeshtë një përqindje por janë një realitet”.

“Shqipja nuk është vetëm një statistikë, por një realitet dhe formulime si “20% e popullsisë” duhet të mbeten në të kaluarën” thane ata.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING