Ministrja e Financave për paralajmërimet e Mexhitit: Nuk parashihen punësime në baza etnike, nuk kam nënshkruar asgjë

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka folur për deklaratat e zv.kryeministrit Izet Mexhiti, i cili tha se do të punësohen mijëra shqiptarë brenda një viti.
Ministrja Koçoska, tha se nuk ka nënshkruar punësime në baza etnike dhe se një gjë e tillë nuk parashikohet në planet vjetore.
“Planet vjetore për punësime nuk parashikojnë një gjë të tillë. As unë nuk kam nënshkruar në këtë moment pëlqim për punësime në baza etnike, ose aq shumë siç e kam dëgjuar si numër, një gjë e tillë nuk ekziston në këtë moment, ajo që është aktuale normalisht është sektori i shëndetësisë sepse atje kemi edhe më parë njerëz që kanë punuar me marrëveshje, nëse i lëshojnë do të ketë ndërprerje në atë që do të thotë shërbim në vazhdimësi, sepse është specifike veprimtaria, shëndetësi dhe kjo është diçka të themi që është nënshkruar në këtë periudhë, ata që kanë punuar, mos të keqkuptohemi”, tha Dimitrieska-Koçoska.
Mexhiti dje paralajmëroi se do të punësohen dy deri tre mijë shqiptarë në administratë, ndërsa sot në një paraqitje para gazetarëve tha se ka marrëveshje në qeveri për këtë