Policia dje ka shqiptuar mbi 260 gjoba për shkeljet në komunikacion

Policia dje ka shqiptuar mbi 260 gjoba për shkeljet në komunikacion

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se më 18 shkurt 2025, gjatë periudhës nga ora 09:30 deri në ora 18:30, është realizuar një kontroll i shtuar i trafikut në Shkup. Gjatë këtij kontrolli, janë sanksionuar gjithsej 262 pjesëmarrës në trafik.

Nga këta, 10 drejtues automjetesh lëviznin pa patentë shofer, ndërsa tre mjete ishin të paregjistruara. Janë shqiptuar gjithashtu tri masa për moslejimin e këmbësorëve në vendkalim të shënuar, katër sanksione për drejtuesit fillestarë dhe 12 masa për shkelje nga këmbësorët.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të kontribuar së bashku në krijimin e një infrastrukture më të sigurt”, deklarojnë nga MPB.

MARKETING