(VIDEO) Gashi: Ligji për përfaqësim të drejtë do të miratohet në pranverë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat pritet të hyjë së shpejti në procedurë parlamentare. Gashi është shprehur optimist se ky ligj mund të miratohet gjatë muajve mars ose prill. Në një intervistë për “360 gradë”, Gashi tha se ekspertët kanë punuar prej kohësh për një zgjidhje të mirë kushtetuese.
MARKETING
“Edhe sikur të kishte mbetur balancuesi, ne kishim idenë për të miratuar ose propozuar një ligj të ri, pasi ishte e qartë që ai mekanizëm nuk dha rezultatet e dëshiruara dhe ishte keqpërdorur vitet e fundit. Për këtë arsye, mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i drejtë”.
I pyetur nëse ligji do të reflektojë përqindjet nga regjistrimi i popullsisë, ai tha se nuk i di detajet, por theksoi se zgjidhja ligjore është ndërtuar mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe amendamenteve ekzistuese.
AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT
“Drejtësia është thelbësore në këtë proces. Nuk duhet ta shohim gjithçka vetëm nga këndvështrimi i përqindjeve. Duhet të fokusohemi në dimensionin cilësor dhe perspektivën që sjellin njerëzit në administratën publike dhe shtetërore”.
Kujtojmë se ligji i balnsuesit, i cili shërëbente për punsimin e qytetarëve në institucionet publike në përqindjen e të gjitha etnive, u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, gjë që ngjalli shumë reagime në opinion, ndërsa koalicioni VLEN, pjesë e qeverisë, vazhdimisht premtonte pa precizuar data, se janë duke përgaditur një ligj që do ta zëvendësonte balasuesit, madje sipas tyre, do të jetë më i përshtatshëm. Këtë e pohoi edhe kryeministri, Hristijan Mickoski, por tha se së pari ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë duhet të shkojë në Komision e Venecias për të marrë mendim.
Samir Mustafa /SHENJA/