(VIDEO) Ministria e Drejtësisë arsyeton vendimin për shkarkimin e kryeprokurorit

(VIDEO) Ministria e Drejtësisë arsyeton vendimin për shkarkimin e kryeprokurorit

Ministria e Drejtësisë dorëzoi në Qeveri, iniciativë për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevski. Kjo iniciativë është në pajtim me vendimin e fundit të Qeverisë të mbajtur më 11 shkurt, e cila e angazhoi Ministrinë e Drejtësisë, për nisjen e procedurës së shkarkimit të Kocevskit. Në një komunikatë për media, nga dikasteri i Drejtësisë e arsyetojnë vendimin për nisjen e procedurës për shkarkimin e prokurorit.

Ministria e Drejtësisë

“Periudhën e kaluar ishim dëshmitar të një sërë skandalesh, funksionalitet të dëmtuar të Prokurorisë Publike, prishje të marrëdhënieve ndërnjerëzore, veprime të paligjshme dhe korrupsion, joefikasitet në përndjekjen penale dhe shkelje e principeve të organizimit të Prokurorisë Publike dhe pavarsinë e kryerjes së funksionit të prokurorëve të Prokurorisë së Lartë Publike”.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se në Ligjin për Prokurori Publike theksohet se prokurori publik i RMV-së është përgjegjës për gjendjen e përgjithshme në lidhje me organizimin dhe kryerjen e funskioneve të Prokurorisë Publike edhe për punën e tyre japin përgjegjësi para Kuvendit.

Më 22 shkurt Qeveria solli vendim për nisje të procedurës për shkarkimin e prokurorit Kocevski. Edhe pse mandati i prokurorit republikan zgjatë 6 muaj, Qeveria kërkon shkarkimin e përkohshëm të tij, për shkak të dyshimeve për veprime të paligjshme.

Nga ana tjetër prokurori Kocevski i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se vendimet e tij kanë qenë në pajtim me ligjin.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING