Theo Hernandez drejt largimit nga Milani, kontrata e re në rrezik

Theo Hernandez drejt largimit nga Milani, kontrata e re në rrezik

E ardhmja e Theo Hernandez te Milan është gjithnjë e më e pasigurt, me raportime që sugjerojnë se francezi është i destinuar të largohet në verë.

MARKETING

Description of image

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani kishte pranuar një ofertë prej 50 milionë eurosh nga Como gjatë merkatos së dimrit, por lojtari refuzoi transferimin. Presidenti i klubit, Mirwan Suwarso, konfirmoi se një yll i Serie A nuk pranoi të kalonte te Como, duke nënkuptua r se bëhej fjalë për Theo.

Kontrata dhe performancat, arsye për ndarje

Kontrata e Hernandez skadon në qershor 2026, por bisedimet për rinovim kanë ngecur.

Milan nuk është i gatshëm të plotësojë kërkesat e lojtarit, veçanërisht pas një sezoni të dobët nga ai, duke përfshirë paraqitjen e tij në humbjen 1-0 ndaj Feyenoord në Champions League.
Francezi nuk është më i paprekshëm te kuqezinjtë dhe klubi po shqyrton shitjen e tij në verë.

Kush mund ta blejë?

Problemi për Milanin është mungesa e ofertave të mëdha për Theo.

Bayern Munich më parë ishte i interesuar, por tani nuk e ka më në planet e tij.

PSG ose një klub i Premier League mund të shfaqin interes në muajt e ardhshëm.

Hernandez, i cili iu bashkua Milanit në 2019 nga Real Madrid, ka luajtur 245 ndeshje, duke shënuar 33 gola dhe asistuar 44 herë. Nëse nuk rinovon, shitja në verë është e pashmangshme për të mos e humbur me parametra zero në të ardhmen.

MARKETING