BOTA NË FOKUS | Evangjelizmi, Cionizmi dhe “fundi i botës”

-Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nacionalizmi evangjelist ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën dhe kulturën e vendit. Ky fenomen përfaqëson një ndërthurje mes besimit të krishterë dhe identitetit kombëtar amerikan, duke ndikuar ndjeshëm në vendimmarrjen politike dhe në diskursin publik.
-Nacionalizmi evangjelist në SHBA ka rrënjë të thella që lidhen me idenë se Amerika është një komb i zgjedhur nga Zoti, me një mision hyjnor për të përhapur vlerat e krishtera.
-Cionizmi hebre mbështete në idenë se hebrenjtë jan popull i zgjedhur nga Zoti dhe pretendojnë të drejtën mbi tokën (Palestina sot).
-Në politikën amerikane, nacionalizmi evangjelist ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në disa çështje kryesore, përfshirë: çështjet sociale, mbështetja për Izraelin, lidhja me Patinë Republikane.
-Që nga shpërthimi i luftës gjenocidiale të Izraelit në Gaza, evangjelistët amerikanë kanë qenë veçanërisht të zëshëm në mbështetjen e Izraelit.
-Evangjelistët besojnë se në Bibël, Zoti thotë: “Ai që bekon Izraelin, do të bekohet, dhe ai që e mallkon Izraelin, do të mallkohet.” Nga kjo pikëpamje, nëse Amerika nuk e mbështet Izraelin pa kushte, atëherë Zoti do ta ndëshkojë atë.
Avdi Bakiju /SHENJA/