(VIDEO) LSDM: Mickoski po harxhon mijëra euro për të marrë “like”

(VIDEO) LSDM: Mickoski po harxhon mijëra euro për të marrë “like”

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili publikisht thotë se nuk i ka provuar qershitë, shpenzon mijëra euro në muaj për reklama në Facebook. Kështu deklarojnë nga partia opozitare maqedonase LSDM. Ata shtojnë se kryeministri nuk brengoset për qytetarët dhe standardin e tyre të jetesës, por harxhon para në luks dhe për interesa personale.

LSDM

“Përderisa njerëzit mezi ia dalin me bukën e gojës për shkak të rritjes së madhe të çmimeve, ndërsa nuk ka para për pagë minimale më të lartë dhe ndërsa njerëzit po vdesin sepse nuk ka ilaçe, Mickoski po hedh mijëra euro për pëlqime. Vetëm një reklamë në profilin e Mickoskit kushton 600 euro, shumë më tepër se paga minimale. Atë që Mickoski i bind qytetarët se u mjafton për një muaj të tërë, ai e shpenzon në Facebook për disa ditë. Çfarë paturpësie, çfarë hipokrizie. Hedhja e mijëra eurove në reklamat në Facebook tregon se kjo qeveri nuk kujdeset për qytetarët e saj.

Për Mickoskin sipas LSDM-së, është më e rëndësishme të shpenzojë mijëra euro për pëlqime, për të bërë foto dhe video, dhe nuk i interesojnë qytetarët si do ta kalojnë muajin. Kujtojmë se Mickoski disa ditë më parë tha se ai është i kujdesshëm në këtë aspekt dhe nuk bënë luks aspas, madje tha se në muajin janar nuk i provuar aspak disa frute.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING