(VIDEO) VLEN: Ahmeti shpërfill historinë, fyen shqiptarët

(VIDEO) VLEN: Ahmeti shpërfill historinë, fyen shqiptarët

Koalicioni VLEN i ka reagur kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit, i cili në një mbledhje të organizuar nga partia e tij në Manastir, tha se Maqedoninë e Veriut e ka  gjetur pa asgjë, ndërsa e ka  lënë me kryeministër shqiptar. Sipas koalicionin qeverisë, të arriturat e shqiptarëve janë meritë e të gjithëve, ndërsa pretendimi për përvetësim është dështim.

Një pretendim i tillë, nga VLEN theksojnë se është jo vetëm shpërfillje e historisë, por edhe fyerje për të gjithë ata që sakrifikuan për të drejtat e shqiptarëve shumë kohë para vitit 2001.

VLEN

T’ia tregojë ndokush Alisë që Maqedoninë e gjetën me plot shqiptarë, por e lanë me gjysmën e tyre në diasporë. Më keq akoma, diasporës ia veshën etiketën e qytetarëve jorezidentë. Maqedoninë e gjeti me shqiptarë të lirë dhe e la me shumë shqiptarë në burgje si pasojë e rasteve të montuara nga pazaret e tij me Gruevskin. E kryeministri teknik, ai që Ahmeti e shet si ‘trashëgimi’, do të mbahet mend vetëm për qortimin e shqiptarëve në Tetovë me skena të çoroditura që i ngjanin një shpellari me kollare”.

Sipas VLEN-it, BDI përpos që ka shëruar egot e sëmura të anëtarëve të saj, dhe ka mbushur xhepat zyrtarëve të saj, asgjë tjetër as më shumë as pak nuk ka bërë, të cilët siç thonë, ata me çdo kusht synim kishin pasurimin e tyre në kurriz të popullit.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING