Mashtrohet 80 vjeçarja nga Shkupi, i merren 10 mijë euro

Mashtrohet 80 vjeçarja nga Shkupi, i merren 10 mijë euro

Në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, një grua 80-vjeçare ka raportuar se është mashtruar nga një person, duke humbur shumën prej 615.000 denarë.

MARKETING

Sipas denoncimit, mashtruesi i ka telefonuar dhe është prezantuar si punonjës policie, duke pretenduar se punonte në Gjermani, ku gjithashtu jetonte vajza e saj. Ai i ka thënë se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku, duke goditur një fëmijë që ka humbur jetën, dhe se për të shmangur dënimin me burg, gruaja duhej të paguante një shumë të caktuar.

Pas bisedës, gruaja tërhoqi paratë nga banka dhe i la në vendin e caktuar, por më vonë, pasi foli me vajzën e saj, ajo e kuptoi se ishte mashtruar.

Policia ka njoftuar se janë duke marrë masa për zbardhjen e këtij rasti.

MARKETING