(VIDEO) “Dënimet për shkeljet në trafik të behën më rigoroze”
Rregullat në trafik do të përforcohen. Kështu paralajmërojnë institucionet kompetente. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski paralajmëron ndryshime drastike dhe denime rigoroze për shkeljet në trafik.
Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm
“Vjet në Maqedoni në aksidente trafiku kanë humbur jetën 142 njerëz, që nuk është tragjedi vetëm për familjet por edhe më gjerë. Gjithashtu, në vitin 2022 janë konstatuar deri në 16.359 shkelje trafiku nga persona që nuk kanë pasur leje për vozitje, në vitin 2023, 19.885, në vitin 2024, 19.000”.
Edhe Ministria e Drejtësisë vlerëson se ekziston nevojë serioze për rishikim të mëtejshëm dhe analizë të rregullativës ligjore ekzistuese me qëllim, përforcimin e sigurisë në trafik. Ministri Igor Filkov tha se janë të fokusuar në vërtetimin e ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e ndjeshëm të sigurisë rrugore.
Igor Filkov, ministër i Drejtësisë
“Disa shkelje në trafik duhet të jenë të rregulluara si vepra penale. Në atë drejtim, është e nevojshme të inicohen ndryshime ligjore të cilat do ta zgjerojnë listën e veprave penale kundër sigurisë në trafik. Kjo, nuk ka të bëjë vetëm me veprat e rënda penale që përfshijnë rrezik për jetën dhe pronën e njerëzve, por edhe shkelja si mosdhënia e ndihmës për një person të lënduar në një aksident trafiku”.
Sipas ndryshimeve që paralajëmrohen, për ata persona që gjendet në gjyq për së treti herë, në rastin e shkeljeve më serioze trafiku, gjykata do të caktoj sanksion për ndalesë të lejes për vozitje, që nënkupton se, ai shofer nuk do të mund të nxjerrë leje të re për vozitje një vit, pasi vendimi të hyj në fuqi.
Të gjitha ndryshimet sipas tyre, kanë për qëllim uljen e numrit të aksidenteve të trafikut, posaçërisht ato që rezultojnë me pasoja fatale, dhe për të mbrojtur jetën e pjesëmarrësve në trafik.
Emine Ismaili /SHENJA/