Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Në Leshak të Leposaviqit, komunë veriore e Kosovës me shumicë serbe, me ceremoni është përuruar nënstacioni i ri policor, transmeton Anadolu.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë Gazmend Hoxha dhe nënkolonelin Veton Elshani.

Kryeministri Kurti para të pranishmëve, pas prerjes së shiritit, tha se objekti i cili është ndërtuar për më pak se pesë muaj, i ka 2.300 metra katrorë dhe ka kushtuar afër 782 mijë euro.

“Tri të katërtat janë stacion policor, një e katërta është Agjenci për Regjistrim Civil, në mënyrë që të ofrojmë edhe më shumë siguri për qytetarët këtu, por edhe më afër shërbimet e domosdoshme për ta”, tha Kurti.

Kurti falënderoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe të gjithë punëtorët e punëkryesit për realizimin e punës në afat kohor të shpejtë, derisa shprehu mirënjohje për mikpritjen nga ana e kryeta

MARKETING