Trump u vendosi sanksione, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale: Kërcënohet puna juridike e pavarur dhe e paanshme

Trump u vendosi sanksione, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale: Kërcënohet puna juridike e pavarur dhe e paanshme

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka dënuar të premten (07.02.) sanksionet e vendosura me dekret nga presidenti amerikan, Donald Trump.
“Me këtë kërcënohet puna juridike e pavarur dhe e paanshme e Gjykatës”, u tha nga institucioni në Hagë.
Gjykata u bëri thirrje të gjithë 125 vendeve anëtare të bashkohen pas drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Kujtojmë se presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale, duke e akuzuar atë për “veprime të paligjshme dhe të pabaza që synojnë Amerikën dhe Izraelin, një aleat të ngushtë sipas tij të SHBA.

MARKETING