Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione
![Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2025/02/kuvend.webp)
Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisione – Komisioni për mbrojtje dhe siguri dhe Komisionit juridiko-ligjvënës.
Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri do të diskutojnë për Propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për depozitim dhe mbrojtje nga lëngjet dhe gazrat djegëse dhe Propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme, të dy në lexim të parë.
Në rend dite të Komisionit juridiko -ligjvënës janë disa pika – Propozim ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për depozitim dhe mbrojtje nga lëngjet dhe gazrat djegëse, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike, të gjitha në lexim të parë.
Para anëtarëve të këtij Komisioni është edhe Kërkesa për dhënie të interpretimit autentik të nenit 20a paragrafi (4) të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 27/14, 199/14, 27/16, 35/18, 198/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 143/19 dhe 14/20), parashtruar nga deputetët Blerim Bexheti, Skender Rexhepi, Dijana Toska, Bejxhan Iljas, Sali Murati, Ismail Jahoski, Ilir Hasani, Sadulla Duraki, Rina Ajdari, Talat Xhaferi, Elmi Aziri dhe Musa Xhafer.