(VIDEO) Zgjerohen hetimet rreth vdekjes së 22 vjeçares Frosina

(VIDEO) Zgjerohen hetimet rreth vdekjes së 22 vjeçares Frosina

Rasti i goditjes për vdekje më veturë të 22 vjeçares Frosina Kulakova nga 20 vjeçari Vasil Jovanov, “ka zgjuar në këmbë”, institucionet ligjvënëse. Shpejtësia e tyre në veprim, jo shpesh është parë, në vepra të shumta penale, po aq të rënda sa kjo e këtij aksidenti tragjik. Kryetari i Këshillit Gjyqsor Aleksandar Kambovski është shprehur se Këshilli tashmë po shqyrton të gjitha dosjet që lidhen me të dyshuarin Vasill Jovanov.

Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqsor

Kemi filluar me shqyrtimin e dosjeve. Nesër Këshilli Gjyqsor do të formoj Komision i cili do të shqyrtojë të gjitha dosjet, pas çka do të dalë me qëndrim nëse ka pasur lëshime në proceset e mëparshme gjyqsore të akuzaurit Vasill Jovanov”.

Edhe Prokuoria në krye të detyrës. Prokurori publik Gavrill Bubevski bëri me dije se prokuroria po e zgjeron lëndën edhe për prindërit e të akuzuarit Vasill Jovanov.

Gavrill Bubevski, prokuror publik

Kjo për shkak se vetura ka qenë në pronësi të babait të tij. Prandaj i janë dhënë urdhërat e nevojshme Ministrisë së Brendshme që ta shqyrtojnë gjithë gjenezën e veturës dhe dhënien e asaj veture të dyshuarit, sepse ai nuk ka pasur leje për vozitje dhe e ka vozitur atë veturë dhe këtu po kërkojmë të vërtetojmë përgjegjësinë për paramendim edhe nga ana e prindërve”.

Frosina Kulakova ka ndërruar jetë më 29 janar pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësor nga 20-vjeçari . Prokuroria kishte sqaruar që paraprakisht është bërë kallëzim edhe për një aksident tjetër të ndodhur më 04.11.2022 nga po i njëjti person, pas së cilës një person ka mbetur i lënduar.

Emine Ismaili /SHENJA/ 

MARKETING