Niset treni i parë nga Shkupi për në Kumanovë
Niset treni i parë nga Shkupi për në Kumanovë. Do të udhëtohet për 41 minuta, ndërsa treni do të funksionojë dy herë në ditë.
Në disa pjesë të caktuara të ditës, treni do të udhëtojë edhe për Beljakovcë, ndërsa kur do të përfundojë hekurudha, edhe deri në Kriva Pallankë.
“Treni i parë nga Shkupi për Kumanovë do të niset në orën 16:30. Treni do të funksionojë dy herë në ditë, në mëngjes në orën 6:30 nis nga Kumanova, ndërsa në orën 16:30 do të kthehet mbrapa, dhe anasjelltas. Do të ketë katër trena në ditë që do të funksionojnë për 41 minuta, që është me të vërtetë shpejtë, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolovski pas vizitës së sotme në “Hekurudha transport”.