Takim i parë i Bordit drejtues të Strategjisë zhvillimore kombëtare
Takim i parë i Bordit drejtues së Strategjisë zhvillimore kombëtare në përbërje të zgjeruar u mbajt sot në Qeveri. Ky takim është me rëndësi kyçe për përforcimin e bashkëpunimit strategjik dhe partneritetit me instituciuonet dhe donatorë ndërkombëtarë, ka shkruar në Fejsbuk kryeministri Hristijan Mickoski.
“Strategjia zhvillimore kombëtare 2024-2044 është dokument vizionar, i cili ka për qëllim transformimin fundamental të vendit përmes rritjes ekonomike, pavarësisë energjetike, investimeve në dituri, infrastrukturë dhe digjitalizim. Para nesh është sfidë e madhe, të krijojmë shtet stabil dhe me prosperitet ekonomik, me institucione të fuqishme dhe drejtësi për të gjithë. Për këtë shkak, nevojitet kooridnim, partneritet dhe mobilizim të resurseve për zbatimin efektiv të strategjisë”, njoftoi Mickoski.
Me përpjekje të përbashkëta, siç thuhet, mund ta realizojmë këtë vizion për të mirën e qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme.