Komisioni i Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive do të mbajë dy seanca
Komisioni i Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot do të mbajë dy seanca.
Në rend të ditës së seancës së 16-të të Komisionit është Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumente të udhëtimit në lexim të parë, e në kuadër të seancës së 10-të do të shqyrtohet Raporti vjetor për punën e Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale për vitin 2023.