Sela i përgjigjet Taravarit: Nuk habitem nga ligësia por nga paturpsia dhe paftyrësia
Ziadin Sela përmes rrjetit social facebook i është përgjigjur Taravarit pasi i njejti tha se ndjehet krenar që ka ndarë rruget me të 1 vit më parë.
Ja postimi i plotë i Selës:
“Ndjenja e turpit dhe e fajsisë, janë emocione fisnike që qëndrojnë në bazën e sjelljes shoqërore të civilizuar, vitale në zhvillimin e një prej kualiteteve më të përsosura të potencialit njerëzor!
Nuk habitem nga ligësia por nga paturpsia, shumë dhe paftyrësia që kanë në lartësimin e turpit” – ka shkruar Ziadin Sela.