Paralajmërimi i Trumpit për tarifa edhe ndaj BE-së: Nuk ka afat kohor, por do të jetë shumë shpejt

Paralajmërimi i Trumpit për tarifa edhe ndaj BE-së: Nuk ka afat kohor, por do të jetë shumë shpejt

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka lënë të kuptohet se Bashkimi Evropian (BE) mund të jetë i radhës që do të përballet me tarifa, pasi ai vendosi taksa 25% për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja, dhe një taksë shtesë prej 10% për importet nga Kina.

Ndërsa mbërriti në Maryland nga Florida, Trump i tha BBC-së se tarifat për mallrat e BE-së të importuara në SHBA mund të ndodhin “shumë shpejt”, transmeton Sinjali.

“Ata nuk i marrin makinat tona, nuk i marrin produktet tona të fermës, ata nuk marrin pothuajse asgjë dhe ne marrim gjithçka prej tyre. Miliona makina, sasi të jashtëzakonshme ushqimesh dhe produkte bujqësore,” u tha ai gazetarëve.

Presidenti amerikan shtoi se ai gëzonte marrëdhënie të mira me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer dhe se çështjet tregtare me Mbretërinë e Bashkuar mund të zgjidheshin.
Kur u pyet nga BBC nëse kishte një afat kohor për shpalljen e tarifave në bllokun evropian, Trump tha: “Unë nuk do të thosha se ka një afat kohor, por do të jetë shumë shpejt”.

Për tregtinë me Mbretërinë e Bashkuar, Presidenti i SHBA tha se vendi ka qenë “jashtë linjës” por shtoi se çështjet mund të zgjidhen.

“Mbretëria e Bashkuar është jashtë linjës. Por unë jam i sigurt se një marrëveshje, mendoj se mund të arrihet”, tha Trump.

Presidenti amerikan diskutoi gjithashtu marrëdhënien e tij me kryeministrin britanik, i cili tha se ka qenë “shumë i mirë”.

MARKETING