Vojvoda drejt Comos

Vojvoda drejt Comos

Mbrojtësi i krahut, Mërgim Vojvoda pritet të largohet nga Torino por jo edhe nga kampionati i Italisë.

Mediumet italiane raportojnë të dielën se Vojvoda do ti bashkohet ekipit tjetër nga Serie A, Como.

Bëhet e ditur se Vojvoda është pajtuar të transferohet te Como, ekip që tashmë është afër arritjes së marrëveshjes me Torinon për kartonin e reprezentuesit të Kombëtares së Kosovës.

Transferimi i Vojvodës te Como pritet të zyrtarizohet të hënën, pasi kanë mbetur të kompletohen vetëm edhe disa detaje të vogla.

30-vjeçari është pjesë e Torinos prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në verën e këtij viti.

Këtë sezon, mbrojtësi i krahut ka regjistruar 18 paraqitje me fanellën e Torinos në të gjitha garat.

MARKETING