(VIDEO) Kaos në kuzhinat e spitaleve, autoritetet gjejnë 110 kg ushqime të skaduara

(VIDEO) Kaos në kuzhinat e spitaleve, autoritetet gjejnë 110 kg ushqime të skaduara

Vendi ku qytetarët kërkojnë shërim, është shndëruar në vend të pasigurtë për të ngrënë ushqime, të cilat janë po aq të rëndësishme për procesin e shërimit të pacientëve.

110 kilogramë ushqime të pasigurta janë asgjësuar javën e kaluar nga inspektorët e ushqimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë  në kuzhinat e objekteve spitalore në vend, në kuadër të 43 inspektimeve të jashtëzakonshme të kryera, njoftuan nga AUV-ja. Nga atje thonë se ndër qëllimet kryesore të kontrollove ishin edhe përmbushja e kritereve mikrobiologjike e ushqimit dhe zbatimin e rregullave për praktika të mira higjienike.

AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË

“Qëllimi i kontrolleve të jashtëzakonshme në kuzhina ishte të kontrollohej nëse kuzhinat janë të regjistruara si operatorë ushqimor, nëse dhe në çfarë mase i plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe specifike për higjienë, kërkesat e sigurisë në lidhje me punonjësit në kuzhina, ndjekja, origjina e lëndëve të para, manipulimi me ushqimet dhe përmbushja e kritereve mikrobiologjike të ushqimit”.

Nga AUV thonë se nga kontrollet u konstatua se 5 kuzhina nuk kishin përmbushur detyrimin ligjor për t’u regjistruar si operatorë ushqimorë në AUV, 4 nuk plotësonin kërkesat e sigurisë teknike, pra u konstatua dëmtim i hapësirave ku përgatitet ushqimi. “Tetë nga kuzhinat nuk plotësonin kërkesat për Higjienë të Mirë dhe Praktikë të Mirë Prodhimi si kërkesat e sigurisë ushqimore”, thonë ata. AUV ka dhënë 15 vendime dhe 5 dënime për parregullsi të tjera.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING