Turqia kundërshton propozimin e Trumpit për të dëbuar palestinezët nga Gaza

Turqia kundërshton propozimin e Trumpit për të dëbuar palestinezët nga Gaza

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se Ankaraja është “plotësisht kundër” propozimit të presidentit amerikan Donald Trump për dëbimin e palestinezëve nga Gaza dhe dërgimin e tyre në vende të tjera, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij nga Katari, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në Doha, Fidan tha se propozimi bie ndesh me ligjin humanitar.

Ai theksoi se të gjithë duhet të qëndrojnë kundër planit, duke shtuar se Ankaraja mbështet deklaratën e fundit të bërë në Kajro në lidhje me palestinezët në Gaza.

Fidan është në një vizitë dyditore në Katar duke filluar nga dita e sotme.

MARKETING