(VIDEO) 100 denarë më shumë për ngrohjen qendrore

(VIDEO) 100 denarë më shumë për ngrohjen qendrore

Qytetarët në faturën e muajit shkurt do të paguajnë 100 denarë më shumë, për ngrohjen qendrore. Çmimi i ngrohjes rritet për 5.03%. Siç njoftoi kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës Marko Bislimovski, shkaku është rritja e çmimit të gazit natyror në berzat botërore dhe ulja e prodhimtarisë së termocentraleve, të cilat në vend të 60%, prodhuan 51.99% energji termike.

Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës

“Bazuar në tre kërkesat nga ana e tre kompanive të EMV-së që merren me prodhimin, distribuimin dhe furnizimin me energji termike, është mbajtur seancë dhe është sjellur  vendim në bazë të të cilit çmimi për shfrytëzuesit e energjisë termike në Shkup, do të rritet për 5.03%”.

Më tej, ai shpjegoi edhe arsyet tjera.

Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës

“Arsyeja kryesore është se çmimi i parashikuar i gazit natyror për muajin korrik ishte 37 euro për megavat orë, ndërsa tani e pranojmë se ka pasur një kosto të shtuar dhe pranojmë rritjen e çmimit për 16% dhe ajo është 43 euro për megavat orë. Arsyeja tjetër e cila ndikon në vendimin është ajo që në muajin korrik ne parashikuam që pjesëmarrja e Te-To në sigurimin e nevojave totale të energjisë termike do të ishte 60 për qind dhe ne do të siguronim 40 për qind nga termocentralet në Shkup”.

Më tej shtoi se pritet që edhe ngrohtorja Shkup Veri të paraqes kërkesë për rritjen e çmimit të ngrohjes për pjesën tjetër të qytetit.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING