Thirrje për shprehje të interesit për regjistrimin në bazën e recensentëve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik publikoi Thirrje për shprehje të interesit për regjistrim në bazën e recensentëve.
Siç kumtoi MASH, Shërbimi Pedagogjik, në pajtim me Ligjin për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, udhëheq bazën e të dhënave të recensentëve, ndërsa në përputhje me Rregulloren për mënyrën e regjistrimit në bazën e të dhënave të recensentëve dhe mënyrëm e punës së recensentëve është përcaktuar mënyra e regjistrimit në bazën elektronike të të dhënave për recensentët e dorëshkrimeve të teksteve shkollore dhe teksteve të gjuhëve të huaja.
Personat e interesuar duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim: të jenë mësimdhënës nga fakultetet për mësimdhënie për lëndën për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe me të paktën dhjetë vite përvojë pune; të jenë mësimdhënës të shkollave fillore ose të mesme të përshtatshëm për lëndën për të cilin është dedikuar teksti shkollor dhe më së paku dhjetë vjet përvojë pune në mësimdhënie; për lëndët mësimore gjuha dhe kultura e komunitetit serb, boshnjak, vlleh, turk apo rom, gjegjësisht për lëndët që futen për herë të parë në mësimdhënie, mund të paraqiten edhe individë me më së paku arsimit të lartë të përfunduar në fushën të cilës i përket lënda për të cilën dedikohet teksti shkollor dhe të kenë të paktën 5 vjet përvojë pune si mësimdhënës ose bashkëpunëtor në arsimin e lartë; për lëndët mësimore gjuhë dhe kulturë të komunitetit serb, boshnjak, vlleh, turk dhe rom, si dhe për lëndët që futen për herë të parë në mësimdhënie, mund të paraqiten edhe individë me më së paku arsimi të lartë të përfunduar në fushën të cilës i përket lënda për të cilën dedikohet teksti shkollor dhe të kenë të paktën 5 vjet përvojë pune si mësimdhënës në arsimin fillor ose të mesëm.
Në thirrjen e publikuar janë edhe dokumentet që duhet t’i dorëzojnë palët e interesuar, të cilët do të paraqiten. Paraqitja plotësohet me rrugë elektronike në portalin e-uslugi.mon.gov.mk.