Rashica e Muçi i sjellin fitore Besiktasit
Dyshja sulmuese shqiptare Muçi-Rashica ngre peshë stadiumin “Tupras” të Stambollit me golin e realizuar nga sulmuesi i Kosovëss në minutën e 17-të të takimit Beshiktash – Athletic Bilbao, pas një inkursioni të ish-futbollistit të Tiranës, që e asistoi Rafa Silva-n në kufinjtë e zonës e ky i fundit Rashicën.
Fenomenal Rashica me goditjen që e dërgoi atje ku nuk mund ta arrinte portieri mik, por edhe vrapimi i Muçit nuk meriton më pak duartrokitje.
Bilbao ia doli të barazonte në pjesën e parë me Gomez, por në fraksionin e dytë Rashica sigloi ‘dopietën’ personale, i asistuar nga i njëjti autor, Rafa Silva.
Nuk ndalet me kaq Rashica: asiston Rafa Silvan për golin e 3-1. Beshiktashi realizoi edhe golin e katër me Joao Marion (në 11-m) në kohën shtesë për rezultatin përfundimtar 4-1.