Ahmeti shpreh ngushëllime për tragjedinë në Turqi

Ahmeti shpreh ngushëllime për tragjedinë në Turqi

Ka shkruar në 66 numri i të vdekurve pas shpërthimit të zjarrit në një hotel 12-katëshe në qendrën e skive Kartalkaya në Bolu në Turqi. Për këtē ngjarje ka shprehur ngushëllime kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Ahmetit:

Ngushëllime të sinqerta për tragjedinë në Turqi.

Me pikëllim të madh mora lajmin për zjarrin shkatërrues që përfshiu hotelin “Grand Kartal” në resortin e skive në Kartalkaya, Turqi, ku fatkeqësisht humbën jetën 76 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Në këto momente të vështira, bashkohem me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe shpreh solidaritetin tim të thellë me popullin turk.

Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit dhe ngushëllimet më të sinqerta për ata që humbën të dashurit e tyre. Zemrat tona janë me Turqinë në këto momente zie.

MARKETING