Një automjet i djegur dhe dy trupa të pajetë në Bogdanci

Një automjet i djegur dhe dy trupa të pajetë në Bogdanci

Një automjet i djegur dhe dy trupa të pajetë janë gjetur dje në vendin e quajtur “Çezma e Içevës”, Fshati i Epërm në Bogdanci.

MARKETING

Shik.mk

Menjëherë pas raportimit, nëpunësit e policisë nga SP Gjevgjeli janë dërguar në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se në afërsi të automjetit të djegur ka qenë një burrë, që nuk ka dhënë shenja jete, pas së cilës është konstatuar se bëhet fjalë për V.G. (21) nga Bogdanci. Nga një ekip i Emergjencës pranë IPSH Spitali i Përgjithshëm Gjevgjeli është konstatuar vdekja.

Pas lokalizimit të zjarrit nga ana e Brigadës për mbrojtje kundër zjarrit, është vërejtur se në automjet është një person i djegur pa shenje jete.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i PTHP Gjevgjeli dhe është kryer ekspertizë. Sipas udhëzimeve të prokurporit publik, trupat janë dhënë për autopsi për vërtetimin e identitetit, gjegjësisht vërtetim e shkaqeve të vdekjes.

Ndërmerren masa për vërtetimin e rrethanave dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

MARKETING