Revanshi i Asllanit/ Kapiteni Lautaro Martinez i del në krah yllit kuqezi
U desh një bisedë sy më sy. Trajneri i Interit, Simone Inzagi, pati një bisedë me Kristian Asllanin përpara duelit të Serisë A ndaj Empolit, dhe kjo bëri punë.
Mesfushori shqiptar do të luante sërish titullar, por vinte nga kritikat e shumta për lojën në sfidën e kaluar të Serisë A, ndaj edhe Inzagi deshi ta siguronte se mbetej I rëndësishëm për të, dhe se duhej të jepte maksimumin në fushë.
Kështu edhe ndodhi. Ylli kuqezi ishte ndër më të mirët në fushë, në mos më I miri, në fitoren 3-1, duke reaguar fort.
Pas ndeshjes, kapiteni I Interit, Lautaro Martinez, i doli në krah shokut të tij, duke thënë se Asllani jep 100 për qind në çdo ndeshje, dhe se ekipi e mbështet plotësisht.
Falenderimi nga ana tjetër nuk mungoi.
“Po, jam I kënaqur, por e dimë se më e rëndësishme është fitorja. U treguam të zotët. E njoh mirë Empolin sepse kam luajtur shumë atje, dhe nuk ishte e lehtë. Ata luajnë gjithmonë mirë në “San Siro”. Lautaro është shumë I aftë. Jemi të lumtur që kemi një kapiten të tillë, sepse nxit skuadrën edhe në momentet më të vështira. Jam I kënaqur që e kam në krah. E njoh prej tre vitesh dhe jam I lumtur”.
Lavdërime për Asllanin edhe nga interisti tjetër, Denzel Damfris, që shënoi pas krosimit të shqiptarit.
Holandezi e cilësoi mesfushorin 22-vjeçar si lojtar të madh dhe se skema e golit ishte punuar gjatë në stërvitje.
Pritet të shihet nëse futbollisti I kombëtares do të arrijë të ketë atë që I mungon, vazhdimësinë, pasi herë luan shumë mirë, dhe herë sikur zhduket.
Për më tepër, pritet që të vazhdojë si titullar, pasi ylli kryesor, Hakan Çalhanoglu do të mungojë të paktën edhe dy javë.