Trumpi tërheq SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka tërhequr SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), një hap që ka nxitur kritika të ekspertëve të shëndetit publik me të marrë detyrën në ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar – sipas kohës lokale amerikane – ka raportuar televizioni amerikan, CNN.
MARKETING
Trumpi kaherë ka qenë kritik ndaj agjencisë së shëndetësisë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, dhe administrata e tij e kishte nisur zyrtarisht tërheqjen nga OBSH-ja në korrikun e vitit 2020 në kohën kur kishte nisur të përhapej pandemia COVID-19. Por katër vjet më parë, presidenti i atëhershëm, Joe Biden, e kishte bllokuar tërheqjen amerikane nga kjo trupë e ngarkuar me koordinimin e reagimit ndërkombëtar ndaj emergjencave shëndetësore, në njërin prej veprimeve të para që kishte ndërmarrë demokrati me të marrë timonin e Shtëpisë së Bardhë.
Në tekstin e urdhrit ekzekutiv të Trumpit thuhet se “organizata ka shpërdorur/menaxhuar keq pandeminë COVID-19 që buroi nga Vuhani në Kinë dhe krizat tjera botërore të shëndetit”. Ka akuzuar OBSh-në edhe për dështim për të zbatuar reforma të nevojshme, duke vlerësuar njashtu se kjo organizatë nuk ka demonstruara aftësinë për t’iu shmangur varësisë politike prej shteteve anëtare. Këto janë arsyet kryesore, sipas administratës së re të Trumpit, pse SHBA-ja është tërhequr nga OBSH-ja.
OBSH-ja nuk ka komentuar kërkesën e televizionit CNN pas vendimit amerikan.
Përderisa kongresistët e dy krahëve politikë kishin kritikuar OBSh-në më 2020 kur Trumpi kishte ndarë mendjen për tërheqje, shumë prej tyre kanë dënuar veprimin e presidentit për tërheqje në kohën kur bota po përballej me pandeminë më të madhe në shekullin e fundit.
Shkencetari Ashish Jha, i cili kishte shërbyer si koordinator i Shtëpisë së Bardhë për reagim ndaj pandemisë gjatë administratës së Bidenit, e ka quajtur vendimin e Trumpit si “gabim strategjik”. Ai ka parashikuar se Kina do të fuqizojë ndikimin në këtë organizatë në mungesë të përfaqësimit amerikan, duke ofruar fonde dhe lidership. Jha ka thënë se ko mund t’i japë Kinës më shumë “ndikim politik anembanë botës”.