Izraeli do të lirojë 90 të burgosur palestinezë sipas marrëveshjes së armëpushimit të Gazës
Shërbimi i Burgjeve i Izraelit ka filluar të transferojë 90 të burgosur palestinezë në burgun Ofer pranë qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar për t’i liruar sipas marrëveshjes për armëpushim në Gaza, transmeton Anadolu.
Transmetuesi izraelit Channel 12 tha se 78 të burgosur do të lirohen në Bregun Perëndimor, ndërsa 12 të tjerët në Kudsin Lindor.
“Ata do të lirohen pas mbërritjes së pengjeve izraelite në Izrael”, tha transmetuesi izraelit.
Procesi i transferimit të tre pengjeve femra izraelite nga Hamasi në Kryqin e Kuq në Gaza, tha Channel 12, ka filluar si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit.
Hamasi sot liron tre pengje femra sipas marrëveshjes së armëpushimit të Gazës dhe shkëmbimit të të burgosurve me Izraelin. Procesi i transferimit të pengjeve në Kryqin e Kuq filloi që nga ora 13:33 GMT.
Marrëveshja e armëpushimit të Gazës hyri në fuqi sot në orën 11:15 me orën lokale (09:15 GMT) pas disa orësh vonesë për shkak të akuzave izraelite ndaj Hamasit për vonimin e lëshimit të listës së pengjeve që do të liroheshin. Fillimisht ishte planifikuar të fillojë në 8:30 të mëngjesit me orën lokale (06:30 GMT).
Që nga 7 tetori i vitit 2023, të paktën 47 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 110.700 të tjerë janë plagosur në luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza.
Lufta izraelite ka lënë më shumë se 11 mijë njerëz të tjerë të zhdukur, me shkatërrim të gjerë dhe një krizë humanitare që ka marrë jetën e shumë të moshuarve dhe fëmijëve në një nga fatkeqësitë më të këqija humanitare globale.
Në muajin nëntor, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli për luftën gjenocidale në eklavën palestinezse gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.