Mickoski në festën “Uji i Bekuar“: Të tregojmë vullnet të pathyeshëm në reformat dhe hapat që do të sigurojnë siguri, stabilitet dhe prosperitet për qytetarët
“Në emër të Qeverisë dhe në emrin tim personal, uroj të gjithë të krishterët ortodoksë festën e madhe të Pagëzimit të Zotit – Ujin e Bekuar, ditën kur festojmë Pagëzimin e Zotit Jezu Krishtit në lumin e Jordanit.
Ashtu siç u hap qielli mbi Jordan, duke konfirmuar shenjtërinë e këtij akti, edhe sot le të na hapen rrugët drejt paqes, mirëkuptimit dhe bekimit. Kjo ditë e shenjtë na kujton vlerën e besimit, unitetin shpirtëror dhe dashurinë ndaj të afërmve. Prandaj, le ta kultivojmë frymën e bashkimit, respektit dhe mbështetjes për njëri-tjetrin, duke vënë paqen dhe mirësinë në plan të parë.
Shoqëria jonë duhet të bazohet në respektin e ndërsjellë dhe në përpjekjen për bashkëjetesë. Kjo ceremoni festive le të na kujtojë obligimin tonë për të ruajtur dhe përparuar jetesën e përbashkët, duke e pranuar diversitetin si një vlerë që na pasuron të gjithëve.
Gjithashtu, duhet të jemi të vetëdijshëm se ndryshimet për të cilat punojmë dhe të cilat dëshirojmë të ndodhin varen nga të gjithë ne. E ardhmja duhet të jetë e përbashkët, dhe çdo ditë duhet të tregojmë një vullnet të pathyeshëm në reformat dhe hapat që do të sigurojnë siguri, stabilitet dhe përparim.
Ju uroj një festë të ngrohtë, gëzim familjar dhe kënaqësi në këtë ditë të bukur festive, ndërsa mirësia e shenjtërimit të sotëm le të jetë udhërrëfyesi ynë në jetë.
Zoti u shfaq!”