Flick i zhgënjyer pas barazimit me Getafen por thotë se nuk dorëzohen për titull
Barcelona mbrëm ka bërë edhe një gabim në La Liga.
Skuadra katalanase nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 si mysafire e Getafes, duke e quar në katër numrin e ndeshjeve pa fitore në kampionat, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk mund ta fshihte zhgënjimin e tij pas këtij barazimi.
Ai u ankua për rastet e humbura nga lojtarët e tij dhe tha se Barca kishte dy herë më shumë tentime për gol sesa vendasit.
“Ne donim të fitonim dhe kishim shanse për të fituar. Jam shumë i zhgënjyer që nuk mundëm të shënonim më shumë gola.
Ju mund të shihni se si është të luash këtu në Getafe . Ata mbrojnë mirë. Ne krijuam raste, por nuk ishim në objektiv. Duhet të vazhdojmë. E përsëris që kishim raste, veçanërisht në pjesën e parë. Pas kësaj , Mendoj se na mungonte pak më shumë saktësia e pasimeve.”, deklaroi Flick pas ndeshjes.
Tekniku gjerman tha se Barcelona nuk do të dorëzohet për titull edhe pse renditet në vendin e tretë me 39 pikë, katër më pak se Reali që sot përballet me Las Palmasin, dhe gjashtë pikë prapa Atletiko Madridit.
“Por kjo është ende një rrugë e gjatë për të bërë dhe ne do të luftojmë deri në fund duke u përpjekur të fitojmë La Ligën. Na humbën dy pikë, por fituam një, kështu që duhet të shohim përpara dhe të përpiqemi të përmirësohemi duke ecur përpara.”, deklaroi Hansi Flick.