Salah drejt Arabisë Saudite, mediet angleze zbulojnë ofertën marramendëse
Momo Salah duket se po zhvillon sezonin e tij të fundit me fanellën e Liverpool-it, të paktën duke u bazuar në atë që ka lënë të kuptohet deri më tani. Pavarësisht se destinacioni i ardhshëm i ish-lojtarit të Romës mbetet ende i pasigurt, nga Anglia raportohet për një ofertë gjigande nga një klub arab për ta transferuar me parametër zero që nga muaji qershor.
Sipas gazetës “The Sun”, Al-Hilal ka bërë një hap konkret drejt “Faraonit”, duke i ofruar një kontratë me vlerë 80 milionë euro në total, për ta pasur atë në skuadër bashkë me Neymar dhe ish-lojtarin e Lazios, Milinković-Savić.
Mediet britanike raportojnë për ofertën e jashtëzakonshme. Ajo që mund ta tundojë edhe më shumë egjiptianin është mundësia për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve me një format krejtësisht të ri, në të cilin skuadra saudite tashmë është kualifikuar. Tani gjithçka varet nga lojtari, i cili deri në fund të sezonit duhet të marrë një vendim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.