Manchester United gati të kompletoj blerjen e parë të afatit të janarit
Manchester United do të bëjë blerjen e tyre të parë për këtë afat kalimtar.
Bëhet fjalë për paraguajanin, Diego Leon i cili do të bëhet blerja e parë e trajnerit Ruben Amorim që nga ardhja e tij në nëntor.
Leon, i cili tashmë gjendet në Angli ku do të kryej vizitat mjekësore dhe më pas do të zyrtarizohet si blerja e re, me Unitedin që ka paguar rreth 4 milionë për të.
Mirëpo paraguajani, pritet të huazohet menjëherë te klubi i tij aktual Cerro Porteno dhe më pas pritet të bashkohet me “Djajtë e Kuq” në qershor të këtij viti.
Të njëjtën formulë e kishte aplikuar edhe rivali i të njëjtit qytet, Manchester City me blerjet e Alvarez dhe Echeverri.