Dauti: Unë jam Ilire, nuk jam Taravar!
“Me qenë Taravar, edhe i shkarkuar mundesh me qenë kryetar, por unë jam Ilire!”. Ky ishte reagimi i parë i Ilire Dautit, pasi u shkarkua nga pozicioni i kryetarës së Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Përmes këtij statusi që ajo e ka bërë sot në facebook, lë të kuptohet se nuk do të jetë më në krye të këtij komisioni, për shkak se kaloi interpelanca ndaj saj. Kurse Kuvendi në një njoftim zyrtar për mediat menjëherë pas shkarkimit, tha se Dauti mund të jetë sërisht kryetare ani pse ishte votuar interpelanca kundër saj.
Dauti përmes statusit ju kundërpëgjigj edhe statusit të njërit prej liderëve të VLEN, Arben Taravarit, i cili tha se në parlament paguhen për deputetë dhe jo për aktorë. /SHENJA/