(VIDEO) Policët merrnin ryshfet dhe e ndanin, akuzë për 16 persona në rastin “Kalimi”
Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë ndaj 16 personave, për rastin e koduar si “Kalimi”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, 13 zyrtarë doganor, njëri prej të cilëve në pension dhe zyrtarë tjerë policor akuzohen për veprën penale “Pranim i mitos”. Nëntë nga të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar. Njëri prej tyre akuzohet edhe për prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese.
Prokuroria Themelore Publike
“Prokurori publik deri te gjykata ka dorëzuar propozim për konfiskimin e pasurisë së përfituar me veprën penale. Ndërsa gjatë bastisjes tek ata janë gjetur : 51 885 euro, 663 210 denarë, 4 860 franga, 530 dollar amerikan, 20 funta, 200 monedha ukrainase, 102 leva bullgare, 100 lira turke si dhe 36 steka cigaresh”.
Prokuroria i propozon gjykatës caktim të masës së paraburgimit dhe ndalesë të ushtrimit të profesionit.
Prokuroria Themelore Publike
“Për të gjithë të akuzuarit i propozon gjykatës caktim të denimit: Ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose obligimit, sipas të cilit vendim atyre u ndalohet kryerje e veprimtarisë në organin shtetëror, gjegjësisht në ministri, drejtori ose në cilin do institucion tjetër. Veç kësaj propozohet edhe masë paraburgimi kundër 6 personave”.
Procedura hetimore për këtë rast ka nisur në tetor të vitit të kaluar kur ishte realizuar aksion policor nën emrin e koduar “Kalimi” për shkak të dyshimeve të bazuara se të dyshuarit e Doganave në Novo Sellë dhe Dojran, në periudhën nga 21 mars 2023 deri më 15 tetor 2024, me paramendim kanë kryer disa vepra penale njëkohësisht.
Emine Ismaili /SHENJA/