(VIDEO) Deputetët diskutojnë për interpelancat, LSDM lëshon sallën

(VIDEO) Deputetët diskutojnë për interpelancat, LSDM lëshon sallën

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka nisur sot seancën e parë të këtij viti, me shqyrtimin e pesë interpelancave të dorëzuara nga ana e deputetëve të Frontit Evropian dhe Levicës. E para në rend të ditës, ishte interpelanca kundër kryetares së Komisionit për Punë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti, e cila me bllokimin e ligjit për “branitellat”. Kjo interpelancë u dorëzua nga deputetët e Levicës, ndërsa në elaborimin e saj, deputeti i kësaj partie, Sashko Jançev tha se, Dauti ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme dhe të papërgjegjshme dhe në mënyrë anti ligjore.

Sashko Jançev, Deputet i Levicës

Kryetarja e Komisionit nuk ka thirrë seancë për ligjin, me çka ka shkelur Kushtetutën, Ligjin për deputetë dhe Rregulloren. Deputetëve ua ka mohuar të drejtën të drejtës e shprehjes, të drejtën që të intervenojnë me amendamente për këtë ligj dhe të drejtën të marrin pjesë në grupet e punës së Kuvendit”.

Megjtihatë, deputetja Dauti tha se, interpelanca kundër saj, ka për qëllim demonstrimin e supremacisë, kërcënimit dhe tendencës për diktat të punës së deputetit që përfaqëson mendim ndryshe. Ajo përsëriti qëndrimit se, nuk do të pranojë që një pjesë e popullësisë të shtypet dhe kërkoi që ligji të përfshijë edhe ish pjesëtarët e UÇK-së.

Ilire Dauti, Deputete e Frontit Evropian

Ajo para se ka të bëjë me mua, pra kjo interpelancë, ka të bëjë me të gjithë ju, me të gjithë ne pa dallim, është test mbi demokracinë dhe shtyllat bazë të saj, pra liri dhe barazi që unë i dua dhe ju ftojë që t’i doni të gjithë e unë për fund një kërkesë e kam sepse m,e shkarkimin tim, si do të që të jtë epilogu, nuk zgjidhet dhe nuk zgjidhet kjo problematikë, prandaj kërkesa ime ësthë të ulemi të gjtihë bashkë, të ripërpunojmë ligjin, duke përfshirë të dy palët nën të njëjtat kushte”.

Debati për interpelancë u zhvilluan me sallë gjysmë të zbrazur, ndërsa në fillim të seancës, deputetët e LSDM-së lëshuan sallën. Në një deklaratë të dhënë për media para fillimit të seancës, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, tha se nuk do të mbështesin asnjërën prej 5 interpelancave.

Oliver Spasovski, Koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së

Vlerësojmë se, nuk duhet të mbështeten interpelancat dhe për këtë LSDM nuk do të marrë pjesë në këtë diskutim, sepse Kuvendi nuk është vend ku duhet të nxiten tensione ndëretnike. Baza e interpelancave është pikërisht në një debat i tillë që duhet të hapet, në vend që të hapet për tema reale që kanë të bëjnë me punën e ministrave dhe jo vetëm për ata për të cilët është ngritur interpelanca, por edhe për të tjerët, “.

Ndërkaq, VMRO u shpreh se do të mbështesin interpelancën kundër Dautit.

Blagica Lasovska, deputete e VMRO-së

Interpelanca për Ilire Dautin vjen për shkak të punës problematike që po pengon punën e komisionit. Në vetë shpjegimin e interpelancës thuhet se Ilire Dauti është krejtësisht joprofesionale, antikushtetuese, arbitrare, tendencioze, madje do të thosha problematike, duke e penguar punën e këtij komisioni”.

Deputetët do të diskutojnë edhe për interpelancat kundër zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, ministrave Ivan Stoilkoviq dhe Pançe Toshkovski si dhe zëvendësminitrit Astrit Iseni.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING