(VIDEO) Opozita shqiptare: Nuk lejojmë të degradohet gjuha shqipe

(VIDEO) Opozita shqiptare: Nuk lejojmë të degradohet gjuha shqipe

Opozita shqiptare edhe sot ka vazhduar me reagime për Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, gjegjësisht për licencat e edukatorëve të kopshteve në dy gjuhë.

Sipas BDI-së, deklarata e djeshme e kryeministrit zbuloi qartë synimin e tij për të degraduar statusin zyrtar të gjuhës shqipe, duke e kthyer atë siç thonë në një formulë të tejkaluar dhe të papranueshme, siç ishte në Ligjin e vitit 2008, ku shqipja siç shtojnë, përdorej vetëm me kërkesë të shqiptarëve dhe përmes plotësimit të formularëve të veçantë

Amir Shabani, BDI

Kjo është një përpjekje e hapur për të zhbërë të drejtën e gjuhës të garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të vitit 2018, i cili e bëri gjuhën shqipe zyrtare në të gjitha institucionet qendrore… Për BDI-në, ky është një veprim i papranueshëm dhe nuk do të lejojmë që gjuha shqipe të kthehet në një status dytësor e të kushtëzohet nga burokracia apo vullneti politik i dikujt”.

Edhe Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës e kritikoi deklaratën e kryeministrit. Thonë se ajo ishte sa kaotike aq edhe e rrezikshme.

leanca për Shqiptarët

U bëjmë thirrje deputetëve dhe funksionarëve të Vlenit që një herë të vetme të mbajnë fjalën e dhënë në publik se propozim ligji për mbrojtjen e fëmijëve do të përfshijë edhe gjuhën shqipe dhe të mos lejojnë ndryshimin e ligjit as në Qeveri kur të përgaditet propozimi dhe as në Kuvend kur do të duhet të votohet më pas”.

Kryeministri Hristijan Mickoski një ditë më parë kur u pyet për këtë çështje u shpreh se shqiptarët që do të kërkojnë formular në gjuhën shqipe për licencën, do të mund ta marrin të njejtën.

Përndryshe presidentja e shtetit refuzoi ta nënshkruaj dekretin për Ligjin për mbrotje të fëmijëve, për shkak të nenit 9 dhe 10 pasi aty shkruhej që licencat mund të merreshin në gjuhën maqedonase dhe shqipe, e jo siç kërkon ajo që të shkruhet në gjuhën maqedonase dhe gjuhën që e flasin 20%.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING