Trump ndan hartën që tregon Kanadanë si pjesë të SHBA-së

Trump ndan hartën që tregon Kanadanë si pjesë të SHBA-së

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ndau një hartë ku Kanadaja të cilën ai dëshiron të përfshihet si shteti i 51-të në vend, është pjesë e SHBA-së, transmeton Anadolu.

Trump e ndau këtë hartë me ndjekësit e tij në llogarinë në platformën e mediave sociale “Truth Social”.

Kanadaja dhe SHBA-ja shihen si një vend i vetëm në hartën e ndarë nga Trump, i cili prej kohësh mbron idenë se Kanadaja duhet të jetë pjesë e SHBA-së.

Postimi i Trumpit erdhi pasi kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi dorëheqjen e tij.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Trump duke mbrojtur idenë se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së tha: “Ne kemi më shumë se ata dhe nuk kemi nevojë asgjë prej tyre. Pra, pse po humbasim 200 miliardë dollarë në vit për të mbrojtur Kanadanë?”.

Duke pretenduar se edhe kanadezët duan të jenë pjesë e SHBA-së, Trump për Trudeaun përdori vazhdimisht termin “guvernator”.

Trump theksoi se SHBA-ja nuk mund të përballojë më deficitet e mëdha tregtare dhe subvencionet për të cilat Kanadaja ka nevojë për të mbijetuar. Ai pretendon se kjo ishte arsyeja pse Trudeau dha dorëheqje.

MARKETING