(VIDEO) Toshkovski: E çuditshme se si prokuroria nuk caktoi masa ndaj Vasko Kovaçevskit

(VIDEO) Toshkovski: E çuditshme se si prokuroria nuk caktoi masa ndaj Vasko Kovaçevskit

Ish drejtori i Elektranave Shtetërore të Maqedonisë së Veriut Vasko Kovaçevski është i vetmi i dyshuar në rastin “Aditivët” për të cilin nuk është caktuar asnjë masë kujdesi edhe pse ai nuk është i qasshëm për organet e rendit. Për këtë ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski thotë se  nga ana e tyre janë ndërmarrë të gjitha masat për informim të Prokurorisë dhe se atë e kanë njoftuar edhe me gojë edhe me shkrim. Mirëpo, thotë se është e çuditshme se si vetëm për të Prokuroria nuk ka caktuar asnjë masë. Ndërsa, gjykata në këtë rast, sipas tij nuk është me faj sepse nga prokruroria nuk i është kërkuar një gjë e tillë.

Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm

“Për fat të keq, prokurori që e ka udhëhequr procedurën ka vlerësuar se nuk duhet të kërkohet masë e tillë, e cila është më e rrepta sipas Kodit Penal edhe pse nëse më pyesni mua personalisht vërtet jam pak u habitur se si ka mundësi që për një person i cili është i pakapshëm për organet dhe është i përfshirë në krim rreth 6 milionë euro, Prokuroria Publike nuk ka kërkuar vetëm për të masë paraburgimi. Përse? Pyeteni atë”.

Në prezantimin e rezultateve të punës së Ministrisë së Brendshme, Toshkoski u pyet edhe për rastin “Llotaria Shtetërore”. Ai paralajmëron zgjerim të hetimit për këtë rast.

Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm

“Po, për subjektin juridik ka indicie më shumë për kryerje të krimit dhe ekzistojnë shumë dyshime të bazuara dhe gjithashtu dyshime të bazuara për vepra penale konkrete të cilët e kanë dëmtuar buxhetin e kompanisë”

Ndërsa, kryeministri i pranishëm në këtë ngjarje të MPB-së, tha se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe Kushtetutën dhe se do të luftojnë kundër gjithë atyre elementëve të korruptuara në shoqëri. Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING