Numan Kurtulmush u takua me përfaqësuesit politik të komunitetit turk në RMV
Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Numan Kurtulmush, në kuadër të vizitës së tij disa ditore në Maqedoninë e Veriut, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Lëvizjes së Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, deputetin Salih Murat dhe Sulejman Baki, kryetarin e SH.K. “Kopru”, Husrev Emin, kryetarin e Partisë Demokratike Turke, njëherazi kryetari i Grupit të Miqësisë Parlamentare Maqedoni e Veriut-Turqi, Bejxhan İlyas, si dhe kryetarin e Lëvizjes për Bashkim Kombëtar të Turqve, Erdogan Saraç.