Rusët sulmojnë ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kiev

Rusët sulmojnë ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kiev

Në serinë e sulmeve me raketa që ndodhën mëngjesin e sotëm në Kiev, është dëmtuar edhe ndërtesa ku ndodhet Ambasada e Maqedonisë së Veriut, njofton MPJ.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dënon ashpër sulmet e sotme me raketa nga ushtria ruse në Kiev. Informojmë se gjatë sulmit u dëmtua infrastruktura kritike në rajonin e Holosejevit, duke përfshirë ndërtesën ku ndodhen gjashtë ambasada, mes tyre edhe ajo e Maqedonisë së Veriut. Fatmirësisht, asnjë personel diplomatik nuk u lëndua, megjithatë u shkaktuan dëme materiale në Ambasadë. Shërbimet kompetente kanë kryer vlerësimin fillestar të dëmtimeve dhe po punojnë për riparimin e tyre”, thuhet në deklaratën e MPJ.

MARKETING