Osmani: Nuk lejojmë që ‘zombit’ e kaluarës të tentojnë të prishin atë që kemi ndërtuar me mund e gjak ndër këto vite!

Bujar Osmani pas mbledhjes së liderëve të Frontit Evropian deklaroi se “Roja e gjuhës” është duke funksionar dhe se e njejta është shndërruar në një platformë mbipartiake dhe mbi etnike.
“Kjo për shkak se nuk po mbrohet vetëm gjuha, po mbrohet arsyeja për një të ardhmen të përbashkët në këtë shtet, për të izoluar këto forca desktruktive të cilat e kanë humbur kohën që në vitin 2024 vijnë me tema të kufizimit të drejtave etnike. Kjo është një situatë anakrone, është situatë e vonuar. Nuk e ka pritur askush se mund të vjen një strukturë destruktive duke shfrytëzuar njerëz të pavotuar për të demontuar marrëveshjen e Ohrit. Nuk kalon kjo, jo se BDI dëshiron kështu, nuk është kjo kauzë e BDI-së, është kauzë e çdo njeri të vullnetit të mirë shqiptarë, maqedonas”, tha Bujar Osmani, raporton SHENJA.
Osmani tha se “zombit e të kaluarës tani janë zgjuar nëpërmjet këtyre forcave që duanë të izolojnë njerëzit. Nuk lejojmë që ‘zombit’ e kaluarës të tentojnë të prishin atë që kemi ndërtuar me mund e gjak ndër këto vite”, tha Osmani, duke treguar se ky është misioni i “Rojës së gjuhës”. /SHENJA/