Limani për deklaratat e Janevskës për UÇK-në: Po ta kishte thënë këtë kryeministri do të kërkonim llogari dhe përgjegjësi!

Limani për deklaratat e Janevskës për UÇK-në: Po ta kishte thënë këtë kryeministri do të kërkonim llogari dhe përgjegjësi!

Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, gjatë ditës së sotme është pyetur për deklaratat e ministres së Arsimit, Vesna Janevska, e cila dje tha se “UÇK-ja për Maqedoninë nuk vlen asgjë”.
Limani tha se Historia dhe UÇK-ja nuk shlyhen dhe se ministrja duhej të ishte më e matur në deklarata.
“Nuk shlyhet historia, do te duhej të ishte më e matur në ketë drejtim nga se në pjesën e dytë të paraqitjes së saj e përmendi se sa nëna, në dy anët janë të djegura nga rasti i luftës në 2001 por megjithatë do të lë në nivelin e saj. UÇK-ja nuk shlyhet si histori”, tha Fatmir Limani.
I pyetur nëse do kërkojnë llogari nga ministrja, në seancë qeveritare, Limani tha se është ministre dhe ajo i raporton kryeministrit.
“Është nivel ministre dhe ajo i raporton kryeministrit, nëse do ta kishte thënë këtë deklaratë kryeministri, atëherë do të kishim kërkuar llogari dhe përgjegjësi”, tha Limani.

MARKETING